Protesta kundër vrasjes së George Floyd, Trump quan aktivistët antifashistë dhe i shpall organizatë terroriste

SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka rëguar ashpër ndaj protestave që po vitjojnë pas vrasjës së George Floyd. Në një postim në mediat sociale, Trump shkruan se do i shpall si organziatata terroriste të gjitha grupet që protestojnë e nxisin anarki.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përcaktojnë ANTIFA si një organizatë terroriste. Ata kanë bërë gjithçka për të nxitur urrejtje dhe anarki”, shkruan Trump.

Po çfarë është organizata ANTIFA që Trump tashmë i sheh si terroristë?

Lëvizja antifa në Shtetet e Bashkuara është një lëvizje militante, e majtë, antifashiste e cila përfshin grupe autonome aktivistësh që synojnë të arrijnë objektivat e tyre politikë përmes përdorimi i veprimit të drejtpërdrejtë sesa përmes reformës së politikave. Aktivistët përfshihen në taktika të larmishme proteste, përfshirë aktivizmin dixhital, dëmtimin e pasurisë e dhunën fizike.

Grupime të tilla prej disa ditësh janë ngritur në protesta pas vrasjes së Geogre Floyd, pasi e cilësojnë si një vrasje raciste. Ata kanë dhunuar efektivët e policisë dhe janë përplasur me ushtrinë. Kanë shkatërruar godina të ndryshme dhe i kanë vënë flakën rajonit të policisë.