Prote*sta kundër shtrenjtimit të rrymës të enjten në Tetovë, Këshilli Organizativ sjell detaje

“Të nxitur nga reagime të shumta të qytetarëve pas rritjes së fundit të çmimit të energjisë elektrike për të mbuluar humbjet e prodhuesve por edhe nga reagimi i qytetarëve për shërbimet jokorrekte të kompanive energjetike ndaj tyre, dhe të motivuar për t’i gjetur dhe për t’i dhënë zgjidhje një problemi të vjetër e të paadresuar mjaftueshëm deri tani, dhe me qëllim për të parandaluar reagime dhe sjellje të dhun*shme e radikale të grupeve të caktuara të qytetarëve të mlle*fosur. Këshilli Iniciator për organizimin e prote*stës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve tjera të lidhura me energjetikën, ftojmë qytetarët e Tetovës me rrethinë që ditën e Enjte më 6 Gusht 2020 në ora 19:00 të na bashkohen në sheshin Iliria,

I ftojmë qytetarët që do marrin pjesë në këtë pro*testë të respektojnë rekomandimet dhe masat mbrojtëse ndaj pan*demisë covid19 (mbajtje e maskave dhe respekti i distancës fizike).