Pro*testa kundër ak*tgjykimit në rastin Sazdovski, kërkojnë rigjykim të rastit

Policia po e mbronte gjykatën nga pro*testuesit. E nga ana tjetër me transparentë “Nuk kemi kryer vr*asje mi*zore” po vinin pro*testuesit. Në formë mesazhi për padëgjueshmërinë e gjykatës, siç thonë pro*testuesit, kishin vendosur të pro*testojnë të qetë, pa gjeste e pa zë.
Ata marshuan kundër ak*tgjykimit për rastin e vd*ekjes së komitit Nikolla Sazdovski. Familjarët e të dë*nuarve theksojnë se nuk bëhet fjalë për vr*asje mi*zore dhe për këtë kërkojnë rigjykim.

“Vendimet në bazë të përkatësisë etnike nuk na lanë të qetë. Para dy viteve e gjysmë të dë*nuarit duke mos e menduar mirë e su*lmuan të ndjerin Nikolla Sazdovski dhe askush nuk e mohon këtë. Të dë*nuarit nuk kishin dëshirë të ja marrin jetën. Qëllimi ishte vetëm su*lm fizik e që përfundoi me vd*ekje ak*sidentale. Ndodhi spontanisht pa ndonjë planifikim paraprak”, deklaroi Besar Bela.

Ata thonë se gjyqësori në vend ka standarde të dyfishta. “Vr*asje mizore ishte rasti i Almirit, por thonë se ishte ak*sident me pasojë vd*ekje. Sikur Besiri të quhej Boban ndoshta nuk do të dë*nohej me 16 vite bu*rg. E sikur Skenderi të quhej Boban nuk do të ak*uzohej për vr*asje mi*zore. E sikur Jetoni të quhej Boban kjo pro*testë nuk do të ndodhte”, deklaroi Bela.
Në fund të pro*testës, pro*testuesit ia kthyen shpinën gjykatës, ndërsa për të kërkuar drejtësi e kishin vendosur ta kërkojnë edhe në gjuhën e shenjave.

Për rastin e vd*ekjes së komitit Nikolla Sazdovski, Skender Demiri dhe Besir Bela u dë*nuan për “vr*asje mi*zore” me nga 16 vite bu*rg, ndërsa për Jeton Luzha, gjykimi ende nuk ka filluar. Rast ka ndodhur në vitin 2018 në “Autokomandë”, në stacionin e autobusëve, ku sipas Prokurorisë, Besir Bela, Skender Demiri dhe Jeton Luzha e kanë takuar dhe ia kanë kërkuar letërnjoftimin Nikolla Sazdovskit, e pas kësaj të dë*nuarit kanë filluar ta rrahin. Nga go*ditjet Sazdovski ka marrë lë*ndime të rënda, për çka është hospitalizuar dhe ka ra në komë. Nga lë*ndimet e marra, Sazdovski pas pothuajse 2 javësh ndërroi jetë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.