Protesta e sotme/ Berisha u “rrethua” nga 8 badigardë

Në protestën e sotme të thirrur prej tij, ish-kryeministri, Sali Berisha është “rrethuar”nga tetë badigardë.

Ndërkohë nga raportimet në media mësohet se mes tyre është edhe ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani.

Nuk dihet nëse lideri historik i PD, Sali Berisha, rrethohet gjithmonë nga një numër i tillë truprojash apo këto masa janë shtuar në protestën e sotme.

Kujtojmë se i rrethuar nga truprojat e tij Berisha është parë edhe në Foltore./Opinion.al