Protesta e rrezikshme e djaloshit, vonon ndeshjen e tenisit dhe i vendos flakën krahut!

Në Londër është duke u zhvilluar Laver Cup, turneu që vendos në sfidë tenistët europianë kundër kolegëve të tyre nga pjesa tjetër e botës. Vëmendja nga ana e publikut londinez është e lartë dhe këtë ka kërkuar ta shfrytëzojë një djalosh i cili shtyu për disa minuta startin e ndeshjes mes Stefanos Tsitsipas dhe Diego Schwartzman.

Qëllimi i djaloshit ishte të protestonte kundër përdorimit të jahteve private në Britaninë e Madhe, ndërsa forma e protestës ishte ekstreme duke qenë se ai i vendosi flakën krahut të tij. Ndërkohë, e menjëhershme ishte ndërhyrja e punonjsve të sigurisë që pasi shuan flakët e shoqëruan djaloshin jashtë fushës duke e dërguar edhe në spital për t’u siguruar rreth gjendjes shëndetësore të tij.