Pro*testa e polemika pasi ky shtet pranoi Bitcoinin

Protestues të nervozuar, ngatërresa teknologjike e rënie në vlerë shënuan ditën e parë të pranimit të Bitcoinit si valutë zyrtare në El Salvador.
Çmimi i një Bitcoini të martën ra në nivelin më të ulët në një muaj, duke rënë nga 52 mijë dollarë në deri 43 mijë dollarë në një moment.

Një lider opozitar ka thënë se rënia e BTC-së i shkaktoi shtetit humbje prej tre milionë dollarësh.
Përhapja e Bitcoinit në El Salvador ishte larg asaj që parashikoi presidenti Nayib Bukele kur njoftoi për iniciativën për ligj.

Platforma si Apple e Huawei nuk po ofronin mbështetjen e duhur për kuletën digjitale të Qeverisë, e njohur si “Chivo”, dhe serverët ranë nga sistemi pasi s’mund të përballonin numrin e madh të regjistrimeve. Por me kalimin e orëve, “Chivo” u pranua në platforma të tjera dhe madje edhe nga biznese të mëdha ndërkombëtare.

Qeveria vendosi t’ua jepte nga 30 dollarë Bitcoin çdo banori. Ajo ka thënë se Bitcoini mund t’ia kursejë shtetit deri në 400 milionë dollarë në vit si taksa për transaksione nga shtetet e huaja. Gjithsesi, të dhënat nga Banka Botërore, kanë thënë se kjo kalkulohet të jetë rreth 170 milionë dollarë.
Megjithatë, në ditën e parë kur El Salvadori mori Bitcoin, kriptovaluta pësoi rënie të madhe. Menjëherë kjo nxiti reagime të opozitarëve.

“Ka qenë ditë e keqe për presidentin, qeverisjen e tij dhe eksperimentin me Bitcoin”, ka thënë politikani opozitar, Johnny Wright. “Shumica e popullit dinë pak për kriptovalutat. Ajo që e dimë ne është se ky është treg i paqëndrueshëm. Sot kjo u manifestua sigurisht.”
Soli s’ishte kritiku i vetëm. Më shumë se 1000 pro*testues dolën para gjykatës supreme të shtetit duke ndezur fi*shekzjarrë e duke dj*egur goma. Sipas tyre, pranimi i Bitcoinit mund të nxisë transaksione ilegale.