Protesta e ASH-së për të mbuluar humbjen . Humbja në zgjedhje kërkon përgjegjësi, jo pr*otesta

Zgjedhjet mbaruan me një epilog ku fituesit dihen tashmë por në një bet*ejë rezultatesh të përafërta sidomos në kampin maqedonas për formimin e një qeverie të re pro evropiane.Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë i vlerësuan pozitivisht këto zgjedhje, Gjykata administrative hodhi poshtë gjithë ank*esat e partive të caktuara, por në këtë realitet paszgjedhorë kemi sërish humbësit që përmes pro*testave duan të justifikojnë humbjen shkruan TetovaSot

ASH dhe AAA për herë të parë pas kaq vitesh paralajmërojnë një pro*testë në kohë pand*emie .Mes mijëra votash diferencë nga partia e përhershme fituese BDI ata kërkojnë që të defukusojnë opinionin nga humbja e tyre e thellë por njëkohësisht edhe duke fshehur atë që në demokraci vlen pas humbjes-Dorëheqjen. Në pro*testa të tilla opozitare që nuk përkrahen nga askush dhe duke qenë ndesh me vlerësimet e ndërkombëtarëve për zgjedhje të mira dhe shumë pozitive partitë shqiptare duan të ikin nga përgjegjësia e humbjes dhe për mos dhënë llogari nga rezultati i këtyre zgjedhjeve .Ata fituan 12 deputetë bashkërisht por i humbën zgjedhjet .Ata protest*ojnë që mos protes*tojë dikush kundër tyre për të vazhduar karierat e tyre politike. Ata zgjodhën prot*estat që nuk përkrahen as nga ndërkombëtarët, as partitë tjera, as Tirana e as Prishtina për të defokusuar opinionin që mos kërkojë llogari nga humbja .TetovaSot