Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot i ka propozuar Shtabit të kr*izës, që deri te Qeveria të propozojë ndryshime të masave restriktive të cilat do të vlejnë pas 27 prillit.
Që të dy institucionet propozojnë që ora policore të fillojë në ora 21:00 dhe të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, dhe kafenetë të punojnë në pjesën e hapur – në taverna të mund të shërbejnë klientë.
Lehtësimi i masave restriktive vjen, siç sqarojnë nga KSN-ja, për shkak të vazhdimit të trendit të rënies së rasteve të reja pozitive me Covid-19 dhe të pacientëve të shtrirë në spitale.
Propozimet do të hyjnë në fuqi, pasi të sjellë vendim edhe Qeveria.