Propozim-ligji për lojërat e fatit, rre*zikohen shumë vende pune

Asociacioni i punonjësve nëpër bastore është kundër propozim ligjit për Lojërat e Fatit, i cili ndodhet në shqyrtim publik në ENER. Nga ky asociacion thonë se janë kundër zhvendosjes së objekteve të lojërave të fatit. Sipas Stefan Kërsteskit nga Asociacioni i të punësuarve në bastore, largimi i objekteve nga shkollat, është i barabartë me mbylljen e drejtpërdrejtë të tyre. Vetëm në sektorin e bastoreve janë punësuar 3 500 persona, ndërsa në të gjithë industrinë e lojërave të fatit kemi 10 mijë të punësuar.

Ky është numër i saktë. Flasim për miratimin eventual të ligjit i cili në të njëjtin moment, brenda ditës do t’i lërë pa punë rreth 10 mijë njerëz. // Zgjidhja sipas nesh është të na lënë të punojmë. Ne nuk jemi absolutisht asnjë lloj rre*ziku për fëmijët, ata fëmijë absolutisht nuk hyjnë në lokalet tona. Po ne nuk jemi te*rrorist, kr*iminel, që fëmijët ti mbroni nga ne”, pohoi Stevan Kërsteski, Asociacioni i punonjësve në bastore.
Ndryshe nga Asociacioni i punonjësve në bastore, nga Lëvizja Anti-Bixhoz thonë se situata me objektet e lojërave të fatit është alarmante.

Normal nga ana tjetër ekzistojnë lloj-lloj asociacionesh, një prej tyre është asociacioni i bastoreve e cila merret thjesht me kërc*ënime, asociacion i cili nuk gjuan asgjë tjetër, përveç për xhepin e tyre, për interesin persona dhe grupor. Ne si Lëvizje Anti-Bixhoz në këtë moment pas deklaratave që i japin ata do tu kishim bërë një pyetje logjike, pse nuk pranojnë marrëveshjen ose kërkesën tonë si Lëvizje anti-bixhoz që të spostohen nga institucionet me interes arsimor? Sepse e thjesht, interesin ata e shohin prej fëmijëve tonë dhe qytetarëve të rraskapitur”, tha Xhemal Abdiu, Lëvizja Anti-Bixhoz.

Nga Lëvizja Anti-bixhoz kërkojnë nga Qeveria të mos bjerë pre e kërc*ënimeve të asociacioneve të lojërave të fatit, por të shikojnë interesin e popullit. Nga Lëvizja Anti-Bixhoz thonë se do të këmbëngulin që objektet e lojërave të fatit si kazinotë dhe bastoret të zhvendosen 500 metra larg objekteve shkollore, objekteve fetare dhe nga qendrat e qytetit.