Prononcoher kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, pas alarmit për bomba!

Të nderuar qytetarë,

Ju informojmë se pas një emaili që ka arritur në dy shkollat fillore duke paralajmëruar për alarm bombe në shkollën fillore “LIRIA” dhe “Kirili dhe Metodi” nxënësit dhe mësuesit me urdhër të policisë janë larguar nga objektet e shkollës dhe organet kompetente po bëjnë punën e tyre. Jemi në vendngjarje së bashku me policinë dhe të tjerë për të kontrolluar zonën.

Duke pasur parasysh se lajme të tilla ka pasur edhe në qytete tjera dhe se janë identifikuar si të rrejshme, gjithsesi ne duhet të jemi të kujdesshëm.
Njëkohësisht njoftojmë se në shkollat tjera fillore si dhe shkollat e mesme nuk ka ndonjë paralajmërim të tillë dhe situata është në kontrollë.

Apelojmë tek qytetarët, mësuesit dhe prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijohet panik.
Sektori i arsimit pranë komunës së Tetovës me sugjerim të organeve shtetërore të sigurisë ka shtuar kujdesin dhe mbikëqyrjen e shkollave dhe në vazhdimësi janë në komunikim me udhëheqësit e shkollave dhe organet e shtetit për sigurinë në vend.

———

Почитувани граѓани,

Ве известуваме дека по мејл кој стигнал до двете основни училишта “Лирија” и “Кирил и Методиј” со предупредување за поставена бомба, учениците и наставниците по наредба на полицијата и надлежните ги напуштиле училишните објекти, а стручните екипи си ја вршат работата. На лице место сме заедно со полицијата за контрола на состојбата на терен.
Имајќи предвид дека вакви вести имало и во други градови и дека истите се посочени како лажни, сепак мора да бидеме внимателни.

Воедно, соопштуваме дека вакви предупредувања нема во другите основни и средни училишта и ситуацијата е под контрола.

Апелираме до граѓаните, наставниците и родителите да останат смирени и да не паничат во вакви ситуации!
Образовниот сектор при општина Тетово, на предлог на органите на државната безбедност, ја зголеми грижата и надзорот над училиштата и континуирано е во комуникација со раководните лица на училиштата и државните органи за безбедност во државата.