Pronarja e furrës së bukës humbi diamantin e unazës në brum, thirrje klientëve të kontrollojnë biskotat


Pronarja e një furre buke në Kansas po u kërkon klientëve të hanë biskotat e tyre me kujdes pasi ajo humbi diamantin prej 4000 dollarësh nga unaza e saj në brumë.

Dawn “Sis” Monroe, pronare e Sis Sweets Cookies & Café në Leavenworth, tha se diamanti i ra nga unaza që ka qenë në gishtin e saj për 36 vjet në një moment kur ajo ishte në dyqan.

“Ne u kthyem disi në kuzhinë dhe shikuam përreth,” tha Monroe për KMBC-TV, duke menduar se diamanti mund të ketë përfunduar në brumin e biskotave./abcnews.al