Pronari i televizionit: “Kastriot Myftarajn e kanë vr*arë”

Gazetari i njohur dhe publicisti Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Në njoftimin e dhënë për mediat policia bën të ditur se Myftaraj dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Mësohet se Myftaraj jetonte me nënën e tij, e cila ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, rreth orës 12: 30 në lagjen Ali Demi, por nuk dihet nëse e ka parë si ka ndodhur ngjarja. Ndërsa policia vijon hetimet mbi ngjarjen, pronari i televizionit lokal të Gjirokastrës ALPO RTV Aristotel Petro ka ngritur dyshime të forta se Kastriot Myftaraj mund të jetë vr*arë.

“Një lajm i kobshëm për fjalën e lirë po qarkullon këto momente kur po flitet se Gazetari (nga të paktët që mund të quhen të tillë) Kastriot Myftaraj ka bërë vetvr*asje duke u hedhur nga kati 4rt i një ndërtese. Me aq sa e njihnim Kastriotin ai nuk ishte person që mund të bënte vetëvr*asje dhe pa asnjë dyshim mund të themi në se lajmi që ka vetëm pak minuta që ka dalë nga ky moment është i vërtetë kuptohet se Kastriotin e kanë vr*arë. Kastioti shkruante të vërteta që pak i kuptonin dhe nuk kishte ngjyrime politike!

Në se nuk zhvillohen hetime serioze për këtë krim përgjegjësia më e madhe e këti krimi i bie Qeverisë aktuale në pushtet dhe Kryeministrit Edi Rama! Një tjetër gjë edhe më e keqe akoma është kur shikojmë komente fyese për të ndjerin ku komentues pa asnjë lloj lidhje me të e fyejnë edhe pse pretendohet se ai nuk është më mes nesh. Nuk ka fatkeqësi më të madhe kur një Penë e lirë shkruan të vërteta për ti hapur sytë këtij populli të shumë vuajtur e të mari pas tëre ato fyerje edhe pse asnjëherë nuk ka fyer asnjë nga komentuesit zemërkatranë!

Për kë duhet të përpiqet e punojë një Gazetar sot? E kuptoni o njerëz që fatkeqësia juaj jeni vet ju që nuk dini kujt ti kërkoni llogari e kë të mbëshesni me veprimet tuaja? Fatkeqësi dhe humbje për median e lirë për gazetarinë e vërtetë që edhe kështu në shqipëri të tillët janë aq pak sa mund të numërohen me gishtat e një dorë”, shkruan ai.

Myftaraj ka qenë publicist dhe analist në median shqiptare. Prej kohësh drejtonte emisionin “Ju flet Moska”. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor. Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran. Ngjarjet më të rëndësishme të vendit, ai i lidhte me teori konspirative, çka e bënte që të gjente edhe hapësira në media të ndryshme.

Në maj 2017 ai u arrestua nga policia e Tiranës me akuzën ‘Thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën’. Ky arrestim nga policia erdhi fill pas publikimit nga Myftaraj të një shkrimi shkrimi kundër Romana Vlahutin, Ambasadorja e BE në Shqipëri të cilës iu drejtua me fjalë fyese.