Më 13.09.2024, në orën 15:20, në SPB Tetovë, A.S. (52) nga fshati Pirok raportoi se rreth orës 12:50, djali i tij i mitur, ndërsa ishte në një sanduiçeri pranë një shkolle të mesme në Tetovë, pas një debati verbal me dy nxënës të tjerë të shkollës, u sulmua fizikisht nga pronari i sanduiçerisë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.