Pronari i ‘Marina Bay’, rrëmben 324 MLN lekë nga Veliaj për një çati konvikti

Lekët e studentëve shkojnë në duart e bosëve të drogës “El Chapo”. Besoj të gjithë e dimë tani në çfarë gjendje janë godinat e konvikteve në Tiranë, qoftë ato të studentëve apo konviktet e shkollave të mesme profesionale. Studentet ankohen, mediat denoncojnë, por e vetmja lëvizje që ka bërë kryebashkiaku Erion Veliaj është riparimi i fasadave me fondet që u mblodhën për tërmetin e vitit 2019.

Ndërsa tani hap qesen e korrupsionit dhe do të shpenzojë milionat vetëm për të rregulluar një çati. Në dokumentin më poshtë shihen të dhënat e tenderit me objekt “Ndërtim çati e re për Konviktin Ekonomik, Bashkia Tiranë”, për të cilin do të shpenzohen 324 milionë lekë .

Ky konvikt është rikonstruktuar njëherë në fund të vitit 2016 dhe atëherë Veliaj u mburr se është në gjendjen më të mirë. “Konvikti i Shkollës Ekonomike është në dispozicion të nxënësve që studiojnë në Tiranë, tërësisht i rikonstruktuar dhe me kushte të mira”, është shprehur Veliaj asokohe.

Por, paska harruar t’i ndërtojë çatinë dhe u kujtua tani pas 7 vitesh. Në fakt ai është zgjuar për t’i xhiruar vlerën e radhës oligarkut të Vlorës dhe mikut të Ramës.

Sepse sikur shohim në dokument, pa garë të rregullt dhe me vlerën më të lartë, tenderin e ka fituar bashkimi i operatorëve “I 2 A” shpk në pronësi të Nustret Nelës dhe “VALONA KONSTRUKSION” shpk, në pronësi të Besnik Lulajt.

Në fakt për këtë tender kanë shfaqur interes edhe 6 operatorë të tjerë, madje dy prej tyre kanë ofertë rreth 110 milionë lekë më lirë se fituesi, por janë përjashtuar menjëherë në fazën e parë, pa iu lënë mundësi konkurrimi të drejtë. Sigurisht që ofertat më të lira duheshin marrë parasysh, por Veliaj e kishte paracaktuar fituesin sepse bëhej fjalë për bosin Lulaj.

Ai është pronari i kazinosë “Marina Bay”- Vlorë, por në fakt pas kësaj lavatriçe që pastron para është karteli meksikan “El Chapo”.

Sipas të dhënave të QKB-së, kazino “Entertainment & Gaming Sh.A” figuron në pronësi të Lulajt por edhe të mafies së drogës Luftar Ali Hysa, i cili gjithmonë në skandalet e bëra justifikohet se ka vetëm 1% të kazinosë. (Klonopin)