Pronari i “Besa Trans” për tragjedinë: “Ky është një test nga Allahu”

Në një mesazh në Facebook, shefi i Besa Transit, Bekim Haxhiu, i ka dhënë lamtumirën e fundit të vdekurve dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve. Në aksidentin tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari, ku janë djegur të gjallë 45 shtetas që po udhëtonin nga Stambolli për në Maqedoni.

“Allahu i dhëntë xhenet të vdekurve dhe shërim sa më shpejt të lënduarve. Këto fjalë i them me keqardhje dhe me zemër të thyer. Ata ishin edhe familja jonë, sepse sa herë udhëtonim i konsideronim pasagjerët si familje. Ne ishim së bashku në Stamboll për katër ditë dhe vura re se shumica e tyre vinin me ne në turnetë me autobus për në Stamboll. Këto teste janë nga Allahu dhe besoj se janë të pranuara nga çdo besimtar, vullneti i tij nuk mund të ndryshohet për asnjë minutë dhe lusim Allahun të mos e testojë askënd”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Prokurori publik i shtetit Ljubomir Joveski tha se Prokuroria është duke mbledhur dokumentet e nevojshme dhe më pas do të merret vendimi përkatës.

Menjëherë pas aksidentit të trafikut, kompanisë “Besa Trans” i është konfiskuar dokumentacioni. Ju siguroj se për cilindo person, nëse ka bazë, Prokuroria do të hapë procedurë – tha Joveski, duke informuar se për “Besa Trans” është hapur rast.