Pronarët e kompanive të ndërtimit kërkojnë që punëtorët të punojnë edhe të dielave dhe festave, dhe ankohen se nuk ka fuqi punëtore

AppleMark

Pronarët e kompanive të ndërtimit kërkojnë që punëtorët të punojnë edhe të dielave dhe festave. Ata propozojnë ndryshime në ligjin për marrëdhëniet e punës me të cilat e diela si ditë pushimi nuk do të vlejë për ndërtimtarët. Ata thonë se në vend të politikave sociale, duhet të ndjekim politika zhvillimore, transmeton Pa Censurë.

Puna kërkon vazhdimësi dhe procesi teknologjik duhet të zhvillohet pa ndërprerje dhe vonesa. Prandaj, ne vlerësojmë se në vend të politikave sociale duhet të krijojmë politika zhvillimore.

Politika në të cilën do të rritet produktiviteti në një nivel më të lartë, dhe anash do të hiqet politika sociale që pamë se nuk na solli mirësi dhe nuk e ndaloi largimin e fuqisë punëtore jashtë vendit,’ tha Andreja Serafimovski, kryetar i shoqatës së ndërtimtarisë.

Në takimin e sotëm në dhomën e tregtisë, u konstatua se ndërtimtaria po stagnohet, firmat ndërtimore janë lënë vetëm dhe gjithnjë e më shumë mungon fuqia punëtore.

‘Ndërtimtaria në vitin 2013 kontribuonte me 7.1% në krijimin e GDP-së, ndërsa me keqardhje konstatojmë se në vitin 2023 kontribuon me 5.5% të GDP-së. Burimet njerëzore vazhdimisht po pakësohen. Po përballemi me largimin e fuqisë punëtore, dhe alarmante është gjendja edhe në fakultetin e ndërtimtarisë ku prej vitesh regjistrohen më pak se 100 studentë në vit,’ tha Andreja Serafimovski, kryetar i shoqatës së ndërtimtarisë.

Ata kërkojnë kushte të barabarta për të gjithë, me përparësi për kompanitë vendase. Formulisht do të përgatisin kërkesa dhe do t’i dorëzojnë tek autoritetet e reja nga të cilët presin mirëkuptim.