Pronarët e kafeneve dhe restoranteve të Kërçovës kundër protokolleve të punës së qeverisë

Pronarët e kafeneve dhe restoranteve në Kërçovë janë të pakënaqur nga shpallja e protokolleve të punës nga ana e qeverisë dhe kanë marrë iniciativë të dërgojnë ankesë me shkrim tek Inspektorati Shtetëror i Tregut për të kundërshtuar këto protokolle pune.

Ata kërkojnë që të hiqen pikat si shfrytëzimi vetëm i hapësirës së terasës, ajo e përdorimit të një tavoline me katër karrige ku mund të ulen maksimum dy persona, dhe i një tavoline me katër karrige ku mund të shërbehen katër persona nëse janë nga familja e njëjtë.

Verifikimi i personave me anë të letërnjoftimit nga punonjës të lokaleve ata konsiderojnë se përbën shkelje të privatësisë, gjë e cila është e garantuar me ligj.

Sipas tyre pikat e lartpërmendura rëndojnë dhe vështirësojnë punën e lokaleve. Ata thonë se nëse nuk pranohen kërkesat e tyre do të detyrohen ti mbyllin lokalet dhe t’i largojnë punëtorët nga puna sepse nuk kanë leverdi e llogari të punojnë në këtë mënyrë.