Pronarët e kafeneve dhe restoranteve në Maqedoni kërkojnë të punojnë deri në ora 01:00


Gastronomët të cilët morën pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për sëmundje Infektive e vlerësojnë si të nxituar rekomandimin që restorantet të mos punojnë pas orës 18. Ata shprehen të zhgënjyer pasi siç thonë, kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar në mbledhje.

Ata kërkojnë që gjatë festave të Vitit të Ri të punojnë deri në orën 1 pas mesnate. Në rast se Qeveria miraton rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, gastronomet kërkojnë kompensim shtesë financiar nga shteti.

“Ne kërkuam që, nëse kthehet orari i punës që ishte i vlefshëm para tetorit, të lejohej që festat e Vitit të Ri të festoheshin deri në orën një pas mesnate. Ta përcjellim me dinjitet vitin e vjetër”, u shpreh Zdravko Josifovski, Oda e Pavarur e Gastronomëve.