Promovohet lagjja elitare “Planet” në Saraj të Shkupit (VIDEO)

Në Komunën e Sarajit, në 15 hektarë, do të ndërtohet vendbanimi i parë elitar me 142 vila luksoze me pishina, oborre të gjera dhe një park i madh.

Realizimi i këtij projekti elitar të quajtur kompleksi “Planet” i investitorëve Valdeta Kasapi, Samet Misimi dhe Xhemil Shabani, filloi në nëntor të vitit të kaluar, me ndërtimin e një rruge hyrëse. Vlera e projektit arrin në 28 milion euro.

Kompleksi është planifikuar të ketë terrene sportive, internet, treg, restorante me kuzhinë tradicionale, zyrë postare, bankë, bibliotekë dhe librari, kopsht fëmijësh, amfiteatër në natyrë, banjë, shatërvan, poliklinikë, mini kinema, etj.
Gjashtë lloje të ndryshme të shtëpive janë planifikuar në kete vendbanim, sipas nevojave të blerësve. Do të ketë edhe 400 vende parkimi shtesë.