Promovim nga “KID”: Shpërngulja nga Derveni në Turqi 1953-1961

Dje në organizim të Klubit të Intelektualëve të Dervenit, para një auditori të zgjedhur, intelektualë, shkollarë, mësimdhënës, afaristë, zyrtarë të Komunës, në lokalet e shkollës së mesme të Sarajit u bë promovimi i veprës më të re të njërit nga doajenët e arsimit shqip në RMV, pedagogut dhe autorit të dalluar Baki Bakiu, “Emigrimi i familjeve shqiptare në Turqi nga Derveni i Poshtëm iShkupit dhe rrethina (1953-1961)” (Abiz & Fondacioni Dauti, Shkup, 2021). Vepra një fjalë, siç u shpreh moderatori, Ali Pajaziti, trajton njërën nga dukuritë më të dhimbshme të kombit shqiptar, dyndjen, shpërnguljen, eksodin si pasojë e torturës permanente, krimit dhe terrorit sistematik të ushtruar nga pushtuesi serb dhe sllav në periudha të ndryshme, në veçanti 100 vitet e fundit.

Promovues, recensentë të librit në fjalë mësimdhënësi universitar prof. Dr. Izaim Murtezani dhe historiani, ligjëruesi në UT, Dr. Besnik Rameti. Murtezani, duke elaboruar këtë monografi shkencore emigrimin e cilësoi si “plagë që ka cunguar tejmase trungun apodemografinë e substancës sonë kombëtare”, si golgotë dhe dramë të hidhur të trojeve arbërore.Sipas tij, vepra mes tjerash ka prekur harkun kohor 1953-1961, kur shteti përdorteetiketimet e pabaza, presionet (më 1953, 98% të krushopekasve ishin regjistruar “turq”), fenë, kolinizimin, gjobat, burgosjet, rrëzimin e murevee shumë ndërmarrje të tjera destruktive për t’i shtyrë shqiptarët të marrin rrugën drejt Turqisë, periudhë kjo kur kemi bërë edhe një hap kolektiv drej mbijetesës kolektive në Ballkanin turbulent, duke u dëmtuar nga zhvendosja (rreth 3500njerëz ikën, të tjerët të traumatizuar) por ndërkohë edhe duke u forcuar si entitet dhe kulturë.

Në fund Murtezani theksoi se libri është shkruar me metodologji dhe me aparaturë profesionale, se autorinëpërmjet publikimit në fjalë e bën të amshueshme kujtesënhistorike për një periudhë tejet të trishtë të qenësisë sonë kombëtare.

Besnik Rameti theksoi se kjo vepër që përshkruan “të zitë e ullirit” (M. Kodra) që kanë hequr shqiptarët, do t’i shërbejë historiografisë tonë dhe më gjerë që ka në fokus edhe politikat shkombëtarizuese, dhunën dhe diskriminimin, reformat agrare dhe shumë faktorë të tjerë që kanë nxitur shpërnguljet masive drejt Turqisë të shtytura nga propaganda, Memorandumi i Çubrilloviqit, Konventa 1938 dhe Marrëveshja 1953; origjinaliteti i kësaj vepre qëndron në pjesën empirike, gjegjësisht te të dhënat e gjeneruara nga banorët e 22 vendbanimet e kësaj zone, që me të dhënat dhe kujtimet e veta japin një pasqyrë më të kthjellët lidhur me ato vite dhe përjetime të viteve të kalvarit shqiptar. Fjalë rasti patën edhe kryetari i KID-it, Isamet Bakiu dhe autori i librit që falënderoi organizatorin, recensentët dhe botuesit që u zotuan që e njëjta të përkthehet edhe në gjuhën turke që “tanët andej” të dinë rrënjët dhe të kaluarën e vet.