Prokuroria tregon kur pret t’i përfundojë hetimet, Salih Mustafa nuk merr pjesë në seancë

Ka nisur në Gjykatën Speciale konferenca statusore në çështjen e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Vetë Mustafa nuk do të marrë pjesë në këtë seancë paragjyqësore. Këtë e ka konfirmuar në seancë, avokati i tij, Julius Von Bone.

Prokurori nga ZPS tha se presin që në mesin e shkurtit ta dorëzojnë dosjen paraprake të hetimin në rastin Mustafa.
“Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fillojmë çështjen më 15 mars 2021”, tha prokurori.

Kjo është seanca e katërt me radhë që po mbahet ndaj Salih Mustafës. Gjatë kësaj seance është paraparë që të diskutohet për rrjedhën e procedurës dhe të mësohet nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka ofruar mbrojtjes të gjitha provat dëshmuese dhe cilat prova kanë mbetur pa u zbuluar.

Në këtë seancë pritet gjithashtu që Zyra e Prokurorit të Specilizuar të tregojë nëse i ka përfunduar hetimet në rastin e Mustafës, apo se kur pritet t’i përfundojë ato. Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fill0ojmë çështjen më 15 mars 2021″

Salih Mustafa ishte arr*estuar në shtator të vitit 2020 nga Policia e EULEX-it dhe që nga ajo datë ai po vazhdon të mbahet në parabur*gim. Arrestimi i tij u bë pas konfirmimit të aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai akuzohet për krime lu*fte dhe krime kundër njerëzimit, që përfshijnë vr*asje, tortura e trajtim çnjerëzor.