Prokuroria thotë se polici nga Gjilani ushtroi su*lm sek*sual ndaj të miturës për 6 muaj

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për K*rime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së parabu*rgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dy8shimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Su*lmi sek*sual’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji Nëntor 2020 deri më 20 Prill 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar su*lm seksual ndaj vikt8imës së mitur nën moshën 16 vjeç.
Polici i arre*stuar është Remzi Shillova nga Kamenica.

Ai dyshohet se su*lmuar sek*sualisht me të miturën e cila ka probleme mendore.
Hetuesit e IPK’së në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, dhe me leje të Gjykatës kanë hetuar policin duke aplikuar masat e fshehta.

Deri te arrestimi i policit ka ardhur pasi janë siguruar provat dhe materialet tjera që dëshmojnë se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Pas arre*stimit, mësohet të jetë bas*tisur edhe shtëpia e policit.
I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.