Prokuroria të mos presë, menjëherë të veprojë sipas Raportit të ESHR-së dhe të hetojë se ku kanë përfunduar mbi 200 mijë euro nga Klinika e Fëmijëve”, thonë nga VMRO-DPMNE

LSDM-ja dhe BDI-ja në pushtet, institucionet dhe burimet shtetërore i shihnin vetëm si vende nga ku do të shfrytëzonin para shtetërore për në xhepat e tyre privatë. Menaxhimi i dobët i institucioneve të sistemit nga ana e LSDM-së dhe BDI-së del çdo ditë në pah”, deklaron VMRO-DPMNE.

Këtë e konfirmojnë edhe institucionet përkatëse, siç është Enti Shtetëror për Revizion. Një shembull i tillë është dhe Raporti për punën e Klinikës për Sëmundje Fëmijë për vitin 2022.

Prej tij mund të shihet se vlera e mjeteve materiale, nga regjistri material i Klinikës, është 13.9 milion denarë më e vogël se vlera e shënuar në regjistrin kontabël, ndërsa në fund të vitit ka qenë më e ulët për 12 milion denarë.

Ngrihet pyetja, pse ekziston një dallim kaq i madh në regjistrin material krahasuar me regjistrin kontabël?” theksojnë nga partia në pushtet.

Kjo, siç thonë ata, hap dyshime dhe indikacione për krim të mundshëm në vlerë prej mbi 200 mijë eurosh.

Apo mbi 200 mijë euro, në vend që të shpenzoheshin për investime në klinikë dhe trajtimin e kategorisë më të ndjeshme të qytetarëve, fëmijëve, përfunduan në xhepat privatë?

Kjo është një situatë vetëm në një institucion shëndetësor dhe vetëm për një vit kalendarik, e kush e di se çfarë kanë bërë LSDM dhe BDI në institucionet e tjera gjatë qeverisjes së tyre shtatëvjeçare. Për një menaxhim kaq të keq dhe kriminal të institucioneve shtetërore, duhet të ketë përgjegjësi”, thuhet në një deklaratë nga partia.

Ata i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike që të mos presë, por menjëherë të veprojë në lidhje me pretendimet në Raportin e ESHR dhe të hetojë se ku kanë përfunduar mbi 200 mijë euro nga Klinika e Fëmijëve.