Prokuroria Publike: Komisioni monitoron në vazhdimësi zhvillimet lidhur me procesin zgjedhor

Komisioni për Monitorimin e çdo parregullsie në lidhje me kryerjen e krimeve nga kreu i gjashtëmbëdhjetë “Krimet kundër zgjedhjeve dhe votimi nga Kodi Penal dhe krimet e tjera që do të kryheshin në organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore, njofton opinionin se po monitoron në vazhdimësi zhvillimet lidhur me për procesin zgjedhor”, tha Prokuroria Publike.

Prokurori publik detyrues nga Prokuroria e Shkupit është i pranishëm në selinë e SPB Shkup, ku së bashku me Shtabin, në kuadër të aksionit operativ Zgjedhjet 2021, monitoron të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë me parregullsitë në zgjedhjet lokale.

Prokuroria Themelore Publike në Koçan mbrëmë ka pranuar kallëzim penal kundër dy personave për veprën penale -Parandalimi i zgjedhjeve dhe votimi nga neni 158 paragrafi 1 dhe vepër penale -Rytëmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votim nga neni 162 paragrafi 1 të Kodit Penal. Prokurori Publik menjëherë ka lëshuar urdhër Ministrisë së Brendshme – Koçan që të bëjë kontrolle për pretendimet në kallëzim.

“Komisioni gjatë ditës së djeshme përmes adresës elektronike ka marrë një raport nga organizata joqeveritare, i cili i referohet presioneve dhe kërcënimeve ndaj vëzhguesve të zgjedhjeve të shprehura përmes komenteve në rrjetin social. Komisioni është duke hetuar akuzat”, thuhet në deklaratë.

Ditët e kaluara Komisioni ka vepruar sipas informacioneve për krime të mundshme të kryera në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Siç theksohet në njoftim, prokurorive themelore publike u janë dhënë përgjegjësi për veprime urgjente, përkatësisht për konstatimin e rasteve dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për vërtetimin e fakteve relevante nga të cilat varet zbatimi i drejtë i Kodit Penal.

Komisioni për Monitorimin e parregullsive të mundshme zgjedhore përmes detyrave të përcaktuara të prokurorëve publikë në prokuroritë themelore publike vazhdon të monitorojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale.