Prokuroria Themelore Publike- Shkup, propozon që ish drejtoresha e ISHP Klinikës për sëmundje të lëkurës pranë Qendrës Klinike Universitare “Nëna Terezë” – Shkup, e cila është e akuzuar për veprën penale – Transmetim të sëmundjes ngjitëse, të gjobitet me prej 10 mijë eurove në kundërvlerë denari.
“Pas procedurës së kryer më parë, Prokuroria Themelore Publike- Shkup sot paraqiti deri tek gjykata kompetente Propozim për lëshimin e urdhrit ndëshkues kundër ish drejtoreshës së ISHP- Klinikës për dermatologji pranë Qendrës Klinike Universitare “Nëna Terezë” – Shkup, e cila është e akuzuar për veprën penale – Transmetim të sëmundjes ngjitëse, sipas nenit 205 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Prokurori publik kompetent i ka propozuar gjykatës që për të akuzuarën të shqiptoj gjobë prej 40 gjobave ditore me vlerë të njëjtë prej një gjobe ditore prej 250 euro, në fakt gjobë prej 10.000 eurove në kundërvlerë denari”, kumtoi Prokuroria Themelore Publike – Shkup.
E akuzuara, thuhet më tej në kumtesë, më 29 shkurt është kthyer në shtet nga rajoni në Republikën e Italisë nëpërmjet vendkalimit kufitar Tabanoc. Por, pastaj ajo ka vepruar në kundërshtim me masat dhe konkluzionet e Qeverisë në përputhje me të cilën të gjithë qytetarët që kthehen nga vendet e rrezikuara me numër të lartë të infektuarve nga Kovid-19, veçanërisht nga Republika e Italisë, kanë detyrim të qëndrojnë në izolim shtëpiak prej 14 ditëve nga dita e hyrjes në shtet.
Nga Prokuroria njoftojnë se gjatë procedurës së mëparshme, Prokurori publik ka bërë të gjitha kontrollet detajore dhe ka siguruar dokumentacionin e përgjithshëm relevantë mjekësorë dhe dokumentacionin tjetër që ka qenë e patjetërsueshme për vërtetimin e fakteve vendimtare.
Më parë, shtojnë nga atje, se janë bërë kontrolle dhe janë kërkuar dhe siguruar dokumentacion nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, ISHP Qendra për Shëndetin Publik – Shkup, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, si dhe ISHP- Klinika Universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup, ndërsa janë ndërmarrë veprime të tjera hetimore.