Prokuroria ngrit aktakuzë për vrasjen e Albert Krasniqit, dyshohet se babai e vrau nga pakujdesia

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë ndaj Skender Krasniqi, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka vrarë djalin e tij, Ablert Krasniqin.

“Ju njoftojmë se Departamenti i Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet S.K., në drejtim të veprës penale ‘Vrasja nga pakujdesia’, sipas nenit 175 të KPRK-së. Prokurori i rastit aktakuzën e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e kësaj prokurorie.
Albert Krasniqi u vra më 27 janar të këtij viti, në rrugën “Ndue Përlleshi”, në Prishtinë.