Prokuroria kërkon 48 orë paraburgim për babain e Vanjës

Prokuroria kërkon 48 orë paraburgim për Aleksandar Gjorçevskin, babain e të vrarës Vanja Gjorçevska nga Shkupi.

Tashmë policia po e çon në gjykatë, ku duhet të mbërrijë në çdo moment dhe prokurori për duhet të jep prova se pse duhet të jetë në paraburgim.

Prokuroria ka prova për të se u ka dhënë informacion rrëmbyesve, pra se ka organizuar ekzekutimin e rrëmbimit për t’i zhvatur para nënës së Vanjës.

Në ndërkohë priten rezultatet e autopsisë, e cila do të japë informacion më të qartë se si dhe në cilin moment kanë vdekur 14-vjeçari Vanja dhe berberi 74-vjeçar nga Velesi, Pançe Zhezhovski.