Prokuroria jep detajet e para për zj*arrin në Tetovë, 14 vik*tima të konfirmuara


Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi për media, thotë se për kryerjen e he*timeve në lidhje me rastin tr*agjik në Tetovë janë angazhuar pesë prokurorë.
Nga Prokuroria thonë se për momentin janë konfirmuar se ka 14 vik*tima, ndërsa në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor.

“Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, inspektimi filloi menjëherë. Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vd*ekur në zj*arr, dhe po shqyrtojnë nëse ka të vd*ekur të tjerë”.

“Disa nga të vde*kurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vd*ekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zja*rrit”.

“Në të njëjtën kohë, u dha urdhër për të siguruar pamje të video-mbikëqyrjes brenda dhe përreth objektit. Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e MPB-së, do të japin provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.