Prokuroria hyn në Këshillin Gjyqësor, kërkon prova për vepra të mundshme penale

Policë, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup, kanë hyrë pasditen e sotme në Këshillin Gjyqësor për të siguruar prova, konkretisht dy procesverbale që duhen verifikuar për shkak të dyshimeve për një vepër të mundshme penale. Kjo çështje lidhet me mandatin e kryetares në largim, Vesna Dameva, ka konfirmuar Prokuroria Publike.

“Veprimet e Prokurorisë nuk kanë lidhje me çështjen e formuar për listën e zezë të SHBA-së, por lidhen me një njoftim nga MPB, ku është kërkuar urdhër për sigurimin e procesverbaleve nga mbledhja e Këshillit Gjyqësor në lidhje me mandatin e Damevës,” informuan nga Prokuroria Publike.