Prokuroria he*ton kërc*ënimet e Arben Esatit ndaj gazetarëve

Prokuroria me urgjencë ka hapur procedurë parahetimore për kërc*ënimet që ka bërë Arben Esati në drejtim të gazetarëve shqiptar.

“Prokuroria gojarisht është njoftuar për ngjarjen. Janë dhënë udhëzime SPB Tetovë që të he*tojë pretendimet, të kontrolloja aj-pi adresën e të de*noncuarit dhe urdhra tjera. Kur do ta përfundojë këtë policia, nëse ka bazë, do të duhet Prokuroria Themelore Publike- Tetovë të ngritë kallëzim pe*nal adekuat”, kanë thënë për SDK nga Prokuroria Themelore e Maqedonisë.

Ndryshe pas shkrimit kërc*ënues të Arben Esatit në Facebook, ka pasur reagime të shumta në opinion.
Ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e cila ka kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejtë.
Po ashtu personi në fjalë është ftuar edhe nga policia.