Prokuroria hapi lëndë për rra*hjen në Strumicë, të përfshirë 22 persona


Prokuroria Publike e Strumicës ka hapur lëndë kundër 22 personave – pjesëmarrës në rra*hjen që ndodhi në Strumicë më 18 mars 2021.
Lënda hapet, pasi Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë paraprakisht ka parashtruar kallëzim pe*nal ndaj të dy*shuarve.

“Nga të dysh*uarit, 12 persona janë paditur nga SPB Strumicë për veprën pe*nale – pengim të personit zyrtar në kryerjen e aktiviteteve zyrtare nga neni 382, kurse 10 të tjerët për veprën penale – Dhunë në bazë të nenit 386 të Kodit Pe*nal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Njoftojnë gjithashtu, se prokurori publik ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit, janë dhënë urdhra për ekspertizë, për grumbullim të dokumentacioneve mjekësore dhe dëshmi të tjera materiale.
Do të dëgjohen edhe dëshmitarë dhe të dysh*uar të tjerë, kjo për të vërtetuar faktet në lëndën.