Prokuroria e Lartë shqyrton rastin e Siniçanit

Prokuroria e lartë e Gostivarit ka kryer ekspertizë në lëndën që ka të bëjë me rastin e furnizimit me ujë në Siniçan. Informacion i hollësishëm për hapat e ndërmarrë duhet t’i dërgohet prokurorit republikan, Lubomir Jovevski. Kontrolli në Prokurorinë e Tetovës duhet të tregojë, pse prokurorja e Tetovës Lejla Kadriu ka qenë në terren kur policia e siguronte vendin ku banorët e Siniçanit tentuan të fillojnë me ndërtimin e sistemit për furnizim me ujë. Ekspertiza duhet të tregojë, pse Kadriu ka qenë në terren, nëse ka bërë procesverbal, por edhe kush ia ka ndarë rastin. Në mënyrë plotësuese, Prokuroria sqaron:

Prokuroria Themelore Publike
„Kallëzimi penal për arbitraritet lidhur me ndërtimin e ujësjellësit kontestues, parashtruar nga MPB, gjegjësisht SPB Tetovë deri te Prokuroria Themelore Publike Tetovë, ende nuk është shpërndarë te prokurori kompetent publik“

Prokurorja Lejla Kadriu tashmë disa ditë nuk është e kapshme për koment, për aspektet e reja, si dhe masat e reja që i ndërmerr Prokuroria për të përcaktuar rolin e saj në natën e tensionuar rrëzë Malit Sharr. Ajo madje përmes telefonit bisedoi me kryeministrin teknik Oliver Spasovski dhe akuzoi se ai e ka kualifikuar si kriminele, informacion ky që Spasovski e përgënjeshtroi. Kadriu pohonte se ka dalë në terren me urdhër të Prokurorisë për procedurë penale dhe ajo si prokurore udhëheqë procedurë parahetuese./ Bojan Jovanovski