Prokuroria e lartë do ta hetojë ndërtimin e ujësjellësit në Tetovë dhe veprimin e prokurores së Tetovës


Zhvillimet në Tetovë rreth fillimit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit do të hetohen nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë të Veriut (PPRMV). Ata informojnë se Prokuroria e lartë Publike do të hetojë rastin, si dhe veprimet e prokurores të Tetovës Lejla Kadriu.

“Për shkak të informacioneve të ndryshme në media dhe në rrjetet sociale në lidhje me pjesëmarrjen e Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë Lejla Kadriu në vendin ku janë kryer punimet e ujësjellësit në Tetovë dhe më shumë paqartësi në veprimet e saj. Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot me shkrim ka kërkuar nga Prokuroria e lartë publike e Gostivarit për të inspektuar çështjen, bazuar në nenin 27 paragrafi 5 dhe nenin 28 paragrafi 1 të Ligjit për Prokurorinë Publike”, thuhet në deklaratë.
Pas inspektimit, Prokuroria e lartë Publike në Gostivar duhet të dorëzojë menjëherë informacionin, dhe pas pranimit të analizës së informacioneve të marra, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë të Veriut do të marrë vendim adekuat, sipas PPRMV.

“Duhet të inspektohet për cilin krim dhe kundër cilit autorët në rastin konkret zhvillohet procedurë parahetimore ose hetimore, mbi bazën e të cilave dyshime është iniciuar procedura dhe çfarë informacioni dhe prova i janë paraqitur prokurorit publik për të hapur çështjen, si çështja iu caktua prokurorit, kur dhe çfarë veprimesh ai ndërmori dhe cilat urdhra i ka dhënë. Prokurorët e lartë publik gjithashtu duhet të kontrollojnë nëse, në përputhje me ligjin dhe udhëzimin e detyrueshëm, për veprimet konkrete është dashur ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe posaçërisht nëse është përpiluar procesverbal për kontroll, nëse prokurori e ka marrë udhëheqjen me veprimin në pajtim me nenin 41 nga Ligji për procedurë penale dhe nëse për këtë e ka informuar policinë, nëse disa veprime janë ndërmarrë në kundërshtim me funksionin prokurori publik, si dhe rrethana të tjera relevante në ngjarjen konkrete”, thonë nga PTHPRMV.

Disa ditë me radhë në komunën e Bogovinjës ka tentime të fillojë të ndërtohet ujësjellës për fshatin Sinican nga burimi i vendit të quajtur Bunovec. Banorët e fshatit Urviç nuk lejojnë të shfrytëzohet ai burim sepse është në afërsi të tyre, ndërsa thonë se komuna ka vetëm vendim të Këshillit pa leje adekuate nga ministritë kompetente. Banorët e të dy fshatrave tentojnë të arrijnë deri në vendin Bunovec, por njësitë speciale policore janë në terren, me qëllim të mos lejohet prishja e rendit dhe qetësisë publike. Zëdhënësi i MPB-së, Angelovski informoi se deri te Prokuroria e Tetovës është dorëzuar njoftim për dyshim për vepër të kryer penale për ndërtim të kundërligjshëm.