Prokuroria e Islam Abazit do të hetoj shit-blerjen e “QT-Soravija” nga Drin Ahmeti!

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka hapur lëndë për hetimin e shitblerjes së Qendrës tregtare Soriavia, për të cilën thuhet se nipi i Ali Ahmetit, Drini ka marrë mbi 39% të aksioneve pa investuar asnjë qindrarkë.

Në përgjigje ekskluzive për Alsat, prokuroria thotë se lëndën për hetim e ka hapur pas zërave në opinion.

“Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, “Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas informacioneve që publikohen vazhdimisht në media, javën e kaluar ka hapur një lëndë sipas zërave në opinion për blerjen dhe shitjen e TC “Soravia”. Rasti i është caktuar prokurorit publik i cili do të veprojë dhe do t’i dorëzojë parashtresat përkatëse institucioneve përgjegjëse për hetimin rrjedhave financiare (Drejtoria e Policisë Financiare, Njësia e Hetimeve Financiare pranë MPB-së, Drejtoria e të Ardhurave Publike, etj.), thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. /Alsat