Njëra nga Prokuroret e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka thënë që kjo zyre në procesin e hetimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbështeten edhe në 50 dëshmitarë shtesë.
Prokurorja foli edhe për afatet kohore se kur do të përfundojë nxjerrja e këtyre materialeve.
“Këto materiale do të jenë të ndara në grupe, dhe ne si Prokurori mendojmë që data 31 maj 2021 do të jetë afati kur do të përfundojmë nxjerrjen e materialeve. Aktualisht tani nuk mund të identifikojmë se cili grup i materialeve do të nxirret tash. Materialet do të nxjerrën gradualisht dhe do ti jepen mbrojtjes”, tha prokurorja.
Në ndërkohë gjatë kësaj seance statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, prokuroja tha se për rastin e tyre deri më tani janë intervistuar 153 dëshmitarë.