Prokuroria do të kërkojë që Muhamed Zekirit t’i vazhdohet masa e paraburgimit

Prokurorja Katerina Kolareviq do të dorëzojë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Ndërsa brenda katër ditëve do të dihet nëse kërkesa do të pranohet ose jo.

Gjatë muajit, Zeqiri ka dhënë deklaratë para prokurores, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai ka mohuar fajësinë ndërsa janë dëgjuar edhe disa dëshmitarë tjerë të cilët kanë njohuri për furnizimin publik të nënshkruar nga Zekiri.

“Prokurori kompetent e udhëheqë procedurën hetimore kundër personit për të cilin keni shfaqur interes dhe dy persona tjerë të pakapshëm për organet e rendit. Në periudhën e fundit janë dëgjuar një pjesë e dëshmitarëve, ndërsa edhe i dyshuari ka dhënë deklaratë para prokurorit. Po ndërmeren edhe veprime tjera për zbardhje të rastit. Sa i përket kërkesës për vazhdim të masës për paraburgim, duke patur parasysh se masa e parë përfundon më 8 maj, Prokuroria do të kërkojë që e njejta të vazhdohet”, thonë nga Prokuroria për A1on.

Nëse pranohet të vazhdohet paraburgimi, ai në Shutkë do të qëndrojë edhe një muaj tjetër. Zekiri u ankua në Gjykatën e Apelit por prej atje e konfirmuan vendimin e gjykatës penale./Telegrafi/