Prokuroria akuzoi 38 vjeçarin nga Dizhoni i Shkupit për armëmbajtje pa leje

Prokuroria themelore publike-Shkup, pas kryerjes së procedurave hetimore ndaj 38 vjeçarit, ka ngritur aktakuzë deri te gjykata kompetente për vepër penale.

Prokuroria raporton se në shtëpinë e 38 vjeçarit, në lagjen “Dizhon”, më 26 qershor të këtij viti është kryer bastisje, ku është gjetur një armë Zastava, kalibri 357 Magnum dhe 6 plumba.

Ai akuzohet në bazë të paragrafit 1 të nenit 396 nga Kodi Penal, për përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë pa leje apo eksplozivëve.

Prokuroria gjithashtu kërkoi që të vazhdohet masa e paraburgimit.

Ndryshe, Prokuroria themelore publike-Shkup prej 26 qershori kishte raportuar se arma është gjetur dhe marrë atë ditë gjatë bastisjes së shtëpisë së tij./Portalb