Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut ka themeluar Komisionin e përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, siç kishte vepruar edhe në zgjedhjet e fundit.
“Prokurori publik në RMV solli Vendim për formimin e Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale të lidhura me kryerjen e veprës penale nga Kreu 16-të – Vepra Penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi Penal dhe vepra tjera penale që mund të ndodhin gjatë organizimin dhe zbatimit të zgjedhjeve”, raportojnë nga Prokuroria, duke paralajmëruar ndjekje të ngjarjet.
Komisioni ka për detyrë të raportojë menjëherë deri te Prokuroria parregullsitë që do të hasen gjatë ditës, duke formuar dosje përmes konfirmimit të fakteve në lidhje me veprën.
“Prokurori publik në Prokurorinë Themelore Publike të RMV-së, Xhelal Bajrami, është përcaktuar për kryetar të komisionit. Anëtarët janë prokuror publik nga prokuroritë e larta publike dhe Prokuroria Themelore Publike në Shkup”, raportojnë nga Prokuroria, duke kërkuar nga qytetarët të paraqesin ankesat në adresën [email protected].
Ndryshe, Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në muajin qershor të vitit të kaluar solli Vendim për formimin e Komisionit të përkohshëm për ndjekje të parregullsive të mundshme lidhur me zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan më 15 korrik 2020, paraprakisht për referendumin e zhvilluar në vitin 2018.
Pas mbylljes së kutive të votimit në zgjedhjet e fundit, ky Komision kishte konstatuar se zgjedhjet parlamentare 2020 janë zhvilluar në atmosferë të qetë, pa parregullsi më të mëdha