Prokurori bën këqyrjen e vendit ku humbi jetë Rexhail Qerimi!

Rexhail Qerimi ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit.

I dënuari padrejtësisht me burgim të përjetshëm në “Rastin Alfa” pas 14 vitesh burg humbi jetën në qelinë famëkeqe ku priste çdo ditë të fitojë betejën për drejtësi dhe rikthimin e rastit në rigjykim!

Të dënuarit që kanë qenë afër momentet e tij të fundit tregojnë rrethanat në të cilat humbi jetën Rexhail Qerimi: “Na tha do të hy të bej një dush, dhe sapo hyri në WC u dëgjua një zhurmë e madhe, sikur u rrëzua një masë shumë e rëndë. Ne menduam ç’farë ndodhi, hapëm derën e WC-së e gjetëm Rexhailin të shtrirë për toke, me kokë kishte goditur lavamanin e kishte ndarë në dysh, nga koka dhe dora i pikonte gjak. U mobilizuam të gjithë duke i bërë masazh për t’a rikthyer në jetë, ai i hapi sytë nuk foli asnjë fjalë dhe përsëri humbi ndjenjat në duart tona” shpjegon një nga tê dënuarit që ishte në vend ngjarje…

“E tmerrshmja qëndron…” vazhdon i dënuari “se këtu në burg natën nuk ka mjek kujdestar edhe ajo që është ditën ndjehet e lodhur nga puna, kurrë s’i merr seriozisht shqetësimet tona. Unë bashkë me të dënuarit tjerë, me batanije e bartëm deri poshtë ku njoftuam gardianët dhe direkt me veturën që bartin të burgosurit e nisëm për tek Ndihma e Shpejtë, nuk e pritëm që të vije Urgjenca sepse nga përvojat e kaluara ka arritu pas një ore” tregon mes lotësh i dënuari!

Më tej shpjegojnë nga burgu se mjeket e Ndihmës së Shpejtë vetëm se kanë konstatuar vdekjen dhe trupit të të ndjerit do t’i bëjet obduksion për të parë rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti!

Prokurori dhe inspektorët e policisë kanë vërshuar qelitë dhe kanë marrë në pyetje të burgosurit…

Por… sot më gjithçka është e kotë, ky shtet vrau Rexhailin çdo ditë nga pak e në fund e varrosi duke mos e shijuar lirinë!

U prehsh në paqe Rexhail, motra yte Liridona Vejseli!