Prokrurja e Speciales: Kemi shumë dëshmitarë, shumicën do t’i përdorim në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Prokurorja e Zyrës së Prokurit të Specializuar ka thënë se ata kanë shumë dëshmitarë që do të përdoren në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes në rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Fillimisht, gjykatësi Nicolas Guillou paraqiti agjendën e kësaj konference, ndërsa një prokurore e Zyrës së Prokrurit të Specializuar, tregoi të rejat e fundit lidhur me materialin akuzues dhe atë shfajësues, ndërsa foli edhe për dëshmitarët që do t’i përdorin gjatë gjykimit.
“ZPS-ja vazhdon të përmbush rregullat e veta lidhur me materialin”, tha prokurorja. “Ne po përgatisim nxjerrjen e materialeve të tjera. Parashikojmë se nxjerrja e disa materialeve mund të kërkojë masa mbrojtëse”, shtoi ajo.

Prokurorja po ashtu foli edhe për dëshmitarët, shumë nga të cilët tha se do të përdoren gjatë gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së. “Nuk është përfcaktuar nëse ne do t’i përdorim këta persona në gjyq. [..] Parashikohet që shumica e madhe e këtyre dëshmitarëve do të përdoren në gjyq. Jemi në proces, dëshmitarët dhe procat e tyre do t’i bëjmë të njohura kur të vijë koha”, tha ajo.

Para kësaj konference, Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.
Më poshtë keni transmetimin drejtpërdrejtë të konferencës.

https://www.facebook.com/gazetametro.net/videos/229141432196556