Profili i gruas së kryeministrit të ri të Kosovës

Albin Kurti është dalluar edhe për mënyrën e të bërit politikë, por edhe në disa vendime që lidhen me jetën e tij. Kurti, që sot ka gjasa ta ketë ditën më të rëndësishme në karrierën e tij, është i martuar me Rita Knudsen Augestad, një norvegjeze. Ata kanë bashkë një vajzë 5 vjeçare, Lea.Rita tash duhet ndoshta të ndërrojë vendbanim. Ajo jeton në Norvegji bashkë me vajzën.
Por kush është Rita?
Sic kishte shkruar Lapsi.al, mediat kanë provuar disa herë të mësojnë më shumë nga ajo, por ka refuzuar dhe ka ikur nga eventet mediale.Në një nga të paktat raste kur Rita Knudsen Augestad e mori fjalën në publik, ishte për të përgënjeshtruar lajmin e ndarjes. Por, ndryshe nga zyrtarët e partisë të bashkëshortit, ajo e bëri këtë në mënyrën saj, diskrete dhe njëkohësisht moraliste: ‘Lajmet’ e publikuara nga media të ndryshme në Kosovë për relacionin me burrin tim, Albin Kurti, janë qartazi plotësisht të pavërteta. Ky është një nivel i ri i ulët i atyre që shpërndajnë dezinformata të tilla të turpshme” u mjaftua ajo me një postim të shkurtër.Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, në mars të 2014. Ata u betuan përpara njëri tjetrit në komunën e Prishtinës, nga ish bashkëudhëtari i Albinit, sot kundërshtar i tij, Shpend Ahmeti.Për tre pjesëtarët e familjes Kurti nuk dihet më shumë sesa ka pranuar të rrëfejë vetë Albini.Ai ka thënë se me gruan e tij të ardhshme u njoh në kryeqytetin e Kosovës, ku filloi pasioni mes tyre. Duke folur për emisionin “N’Konak” të RTV Dukagjinit, ai ka treguar:“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea:“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Tani ajo e di shqip më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”.