Profile false shkruajnë komente tmeruese te nëna e 14-vjeçares së zhdukur Vanja Gjorcevska

Në rrjetet sociale po përhapen mesazhe dhe përmbajtje shqetësuese për zhdukjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, e cila është në kërkim për të tretën ditë.

Në një koment nën postimin e nënës së saj, një profil fals kinse nga Kosova, i cili ka keqpërdorur një foto të një imamit nga Shqipëria, ka shkruar se vajza ishte me të dhe eka vrarë.

Një sërë dezinformatash të tjera për zhdukjen e saj po qarkullojnë në Facebook, të përcjella me komente shqetësuese.

Një profil tjetër shkruaj se e ka parë vajzën në Kosovë, por gjatë kontrollit të të njejtit profil duket të jetë fals.