Profesori Universitar në top 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë tregon formulën e suksesit

Kimet Jusufi, profesor Universitar dhe personi në top 2 për qind të shkencëtarëve më me ndikim në botë, sonte në Rruga Drejt ka folur në lidhje me profesionin e tij, dhe formulën e suksesit.

Ai ka thënë se janë dy formual për sukses, derisa punën e tij si shkenctarë e ka quajtur profesion që padyshim do sakrificë.

“Puna në radhë të parë është formual e suksesit, ndërsa e dyta është se nëse do të japësh kontribut në atë profesion që ke, duhet ta duash atë profesion. Dhe kjo rrugë për mua ishte normal e rëndë, por njeriu nuk dorëzohet. Shkenca, aty ku unë punoj është e vështirë dhe do sakrificë. Por ëhstë pjesa e bukur aty, kurioziteti për ta kuptu botën, universin, natyrën, ligjet e natyrës dhe kur këtë e kombion me teknologjinë që sot kemi, njerëzit bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”, tha ai./ Alsat.mk