Profesori Naser Miftari që udhëtojte 52 kilometra për t’i mësuar nxënësit në fshatin Kitkë?

❓️A e keni ditur që profesor 👨‍🏫Naser Miftari, profesor i lëndës së historisë në 🏢Gjimnazin “Zef lush Marku” Shkup, për herë të parë ka qenë mësues në 📍f. Paligrad, në ⛰️malin Kitkë? 🛣Ka udhëtuar çdo ditë 52 kilometra në diell, shi e borë (për shkak kushteve klimatike shpesh edhe ka qenë i detyruar të kaloj netë të tëra në shkollë), pa u ankuar asnjëherë✌️.

🤔E ç’të shkruajmë më shumë për dikë që nga fillimi mësimdhënien e ka ushtruar si 🙏mision? Këshilli i shkollës e zgjedh 🏆”Punëtori arsimor i vitit” për shkak të përkushtimit ndaj 👫nxënësve edhe pse pak në numër. ↪️Pastaj vazhdon në shkollën e f. Koliçan i epërm. Kështu në periudhën 🗓1986 – 1996 kontribuon shumë në shkollat e asaj pjese të vendit.
↪️Më pas në shkollat fillore në komunat e 📍kryeqytetit profesor Naseri edhe më shumë shtrihet në sferën e arsimit duke marrë pjesë në më shumë 📌trajnime të organizuara nga institucione shtetërore por edhe joqeveritare ndërkombëtare.

👍Në ndërkohë me shumë vullnet kryen Fakultetin Filozofik, në katedrën e Historisë dhe në vitin 2010 fiton titullin 💼profesor i lëndës së historisë. ↪️Fillon kontributin në arsimin e mesëm, profesor në Gjimnazin “Zef lush Marku” ku vazhdon sot e kësaj dite. 👏Aq shumë angazhohet me nxënësit saqë ka bërë link me shumë OJQ ku përmes tyre nxënësit realizojnë vizita dhe angazhime për një jetë më të socializuar. 🙌Durimtar, i dashur, i afërt me nxënësit, gjithmon i buzëqeshur 🙂.

🤩Unë si ministër, por edhe në emrin e 👥️shoqërisë së vendit tonë të themi 🙏faleminderit për kontributin dhe që je rol model për 👨‍🏫kolegët dhe 👩‍🏫koleget në mbarë vendin.