Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe akademiku Tibor Varadi ka deklaruar se “Kosova pa të drejtë u shkëput, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por po ashtu ajo aktualisht nuk është pjesë e Serbisë dhe as administrata serbe në Kosovë nuk ka kompetenca”.
Me rastin e deklaratës së kreut të Akademisë serbe (SANU) se Kosova as “ de facto as de jure nuk është pjesë e Serbisë”, Varadi për TVN1 tha se Kostiç ka theksuar se “Kosova në këtë moment nuk është pjesë e jona dhe do të duhet nga ky fakt dhe për të bërë diçka”.
“Jetojmë në kohën kur janë shumë të dobishëm armiqtë sepse shumë ma lehtë është të dëshmohet se dikush është në anën e drejtë nëse ka armiq. Në Kosovë ka probleme të mëdha, serbët në Kosovë, të drejtat e tyre dhe identiteti kulturor do të ishte e nevojshme këtu të bëhet diçka, por nuk është e lehtë. Por të thuash për dike se është tradhtar është lehtë, shumë më thjeshtë se me bërë diçka për serbët në Kosovë” tha Varadi.
Ai shtoi se në media ka lexuar se “shumë sqarime të shtrembëruara rreth asaj që Kostiç ka thënë”.
“Ai ka thënë se Kosova në këtë moment faktikisht nuk është e jona dhe do duhej të nisemi nga ky fakt për të bërë diçka. Personalisht mendoj se Kosova pa të drejtë u shkëput në kundërshtim të drejtës ndërkombëtare, por vështirë të kontestohet se Kosova nuk është aktualisht pjesë e Serbisë, sepse ligjvënia serbe nuk shpërndahet në Kosovë, gjykata serbe nuk kanë kompetenca në Kosovë, administrata serbe nuk ka kompetenca atje” tha Varadi.
Ai shtoi se “figurat e palidhura retorike” që mbështesin disa “ se shkëputja e Kosovës në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, dhe në të njëjtën kohë do ta ruajmë”.
“Nuk mund të ruajmë diçka që është rrëmbyer” tha akademiku i SANU Varadi.
Në pyetjen a është e mundshme që Kostiç, si është kërkuar në protestë disa qytetarë të ndërrohet nga kreu i Akademisë, Varadi ka thënë se “nuk beson se këtu ka ndonjë rrezik serioz dhe edhe më pak shkaqe që Kostiç të ndryshojë”.
Varadi ka thënë se beson në dialogun për çështjen e Kosovës dhe se “dialogu është mënyrë që të bëhet hap nga frazat”, por konsideron se SANU “nuk do guxonte të jetë në mes dhe direkt në skenën politike”.
“SANU duhet të mbajë distancën nga politika dhe kjo mendoj se është e mundshme” tha Varadi.