Profesori Festim Halili prezanton hulumtimet shkencore në Universitetin e Pecs të Hungarisë


 

Profesori universitar Festim Halili pak kohë më parë për disa ditë me rradhë ka prezantuar punimet shkencore tek Universiteti i Pecs në Hungari si një partner i Universitetit të Tetovës edhe atë në fakultetin e shkencave matematiko natyrore në suaza të të cilit projekt europian gravitojnë 20 universitete.
Përgjegjësia e gjithë neve që punojmë në të është multidimensionale, është më e madhe sesa ligjërimi dhe punët administrative, sepse u flijua një jetë dhe shumë të tjerë u burgosën, akoma më shumë të tjerë kontribuan në forma të ndryshme, që sot UT të jetë realitet i formësimit të 15.000 studentëve nga mbarë viset, thekson mes tjerave profesori Halili.
20 universitete europiane nga shumë vende të ndryshme kemi aplikuar në partneritet me fondet europiane dhe kemi fituar grant për akvitetet të ndryshme, respektivisht nga UT në suaza të projektit është organizuar konferencë shkencore e 14 me rradhë për doktorantë në Universitetin e Pecs të Hungarisë.
“Universiteti i Pecs të Hungarisë tanimë është një partner shkencor i Universitetit të Tetovës. Prezantuam punimet shkencore në simpozium dhe ofertën e Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore në suaza të projektit evropian që gravitojnë 20 universitete. Vërejta që gjatë shtjellimit të historikut të UT-së dhe sqarimet e sakrificave të popullatës për ta mbajtur në frymë këtë vatër të dijes, duke lëshuar dhe shtëpitë private për mbarëvajtje të mësimit dhe duke ndarë nga kafshata e bukës për të financuar këtë tempull të shenjtë, profesorët emocionoheshin për historikun unik të universitetit. Prandaj, përgjegjësia e gjithë neve që punojmë në të është multidimensionale, është më e madhe sesa ligjërimi dhe punët administrative, sepse u flijua një jetë dhe shumë të tjerë u burgosën, akoma më shumë të tjerë kontribuan në forma të ndryshme, që sot UT të jetë realitet i formësimit të 15.000 studentëve nga mbarë viset”, shkruan kështu pas kësaj experience profesori universitar Festim Halili.