Profesori Afrim Osmani fitues i çmimit “Shën Kliment Ohridski” në fushën e edukimit dhe arsimit

Bordi për shpërndarjen e çmimit shtetëror “Shën Kliment Ohridski” në pajtim me Ligjin për çmimet shtetërore morri vendim për shpërndarjen e çmimit shtetëror “Shën Kliment Ohridski” për vitin 2022 për kontributin shumëvjeçar në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit jetësor dhe veprimtarisë sociale me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fitues të çmimi Shën Kliment Ohridski për vitin 2022 janë:
– Prof. Dr. Afrim Osmani – fitues i çmimit në fushën e edukimit dhe arsimit;
– Akad. Vllada Urosheviq dhe Osmet Ramiqeviq – fitues të çmimit në fushën e kulturës dhe artit;
– Prof. Dr. Sashko Jovev – në fushën e shëndetësisë.

Çmimi do të ndahet më 8 dhjetor 2022 në ora 12:00 në sallën solemne të Kuvendit të RMV-së.