Profesoresha: Të ndalohet ushtrimi i besimit në shkollat shtetërore shqiptare shqiptare (Foto)


Në një fotografi të postuar në rrjetin social Facebook, shihen duke u falur në klasën e tyre,  nxënësit e shkollës fillore ‘Muharrem Kadriu’ në Tërnoc të Madh të Luginës së Preshevës.

Ky gjest ka alarmuar shumë profesor, disa nga to kanë apeluar edhe publikisht që të ndërpritet ushtrimi i riteve fetare në shkolla shtetërore.

Ndër më të zëshmet është edhe profesoresha Elita Jorgoni e cila ka shkruar: “Te ndalohet ushtrimi i besimit ne shkollat shteterore shqiptare!
Kështu zhvillohet një orë mësimi në shkollën shqipe fillore “Muharrem Kadriu”, Tërnoc i Madh në Luginën e Preshevës” / Pa Censurë