Profesoresha nga Tetova dhuroj 150 kopje të librit edhe për kolegjin AAB, nga botimi i librit të saj!


Kolegji AAB ka pranuar me shumë mirënjohje një dhurim të veçantë nga Prof. Xhemazie Misini-Ibrahimi, e cila ka shtuar 150 kopje të librit të saj të njohur, “Konflikti Administrativ – Instrument për kontroll të ligjshmërisë së akteve administrative.” Ky dhurim i çmuar do të pasurojë bibliotekën e Kolegjit AAB dhe do të shërbejë si një burim i vlefshëm për studentët, stafin dhe hulumtuesit që kërkojnë të thellohen në këtë fushë të rëndësishme të drejtësisë administrative.

Ky veprim tregon përkushtimin e Prof. Misini-Ibrahimit ndaj dijes dhe angazhimin për ndarjen e burimeve akademike me komunitetin e arsimit të lartë. Libri i saj është një burim i pazëvendësueshëm për ata që dëshirojnë të studiojnë dhe hulumtojnë më thellë çështjet që lidhen me konfliktet administrative dhe ligjshmërinë e akteve administrative.

Kolegji AAB inkurajon të gjithë anëtarët e stafit dhe studentët që të ndjekin këtë shembull të lartë, duke dhuruar libra dhe kontribuar në pasurimin e bibliotekës sonë për dobinë e të gjithëve.

#KolegjiAAB #BibliotekaAAB #Dhurim #ProfXhemazieMisiniIbrahimi #Arsimi #Dija