Profesoresha e UT-së dhe kritikja e artit Jelldëz Asani!

Jëlldëz Asani, e lindur më 1979 në Tetovë. Në vitin 2002 diplomoi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” Shkup, fakulteti Filozofik, Instituti Historia e artit me arkeologji; më 2010 mbrojti temën e masterit, në vitin 2017 doktoroi në fushën e Historisë së artit dhe u bë e para femër shqiptare me gradën doktor shkence në këtë lëmi. Nga viti 2007 punon si pedagoge në Fakultetin e Arteve-Arti figurativ në Universitetin e Tetovës, njëkohësisht është edhe prodekane për shkencë. Që nga viti 2019 e angazhuar si Profesor vizitor në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Asani, është autore shumë vështrimeve të ekspozitave të artistëve të cilët kanë ekspozuar në galeri të ndryshme.Ka botuar punime shkencore në revista prestigjioze, gjithashtu është kordinatore dhe anëtare jurie të aktiviteteve nga fusha e artit.
Është autore e librit “Krijimtaria artistike e piktorëve shqiptarë në Maqedoni dhe në Kosovë në dy dekadat e fundit të shekullit XX”. Jëlldëz Asani ka qenë pjesëmarrëse në gërmime arkeologjike si në Stobi, kalanë e qytetit të Shkupit dhe të Tetovës.

Kritika e artit dhe mësimdhënia janë art në vete dhe këto sfida, Asani, i transmeton me shumë vlera dhe profesionalizëm.
#kultura #art #artistëttanë